×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e diasporës shqiptare në shoqërinë e sotme.

    Në fjalën e tij, Hoxhaj theksoi rëndësinë e fuqizimit të rrjeteve të shqiptarëve në Ballkan dhe Perëndim, duke nënvizuar se rrjetëzimi është çelësi për sukses personal, profesional dhe kolektiv.

    Duke iu referuar studimeve të Universitetit të Harvardit, ai theksoi se ndërlidhjet njerëzore janë më të rëndësishme sesa pasuria, fama apo pozitat politike.

    “Në Ballkan jetojnë rreth 7 milionë shqiptarë, ndërsa në Perëndim rreth 2 milionë të tjerë. Kemi një Shqipëri dhe një Kosovë në Ballkan, dhe një tjetër në Perëndim,” tha Hoxhaj, duke ftuar për një perceptim të ri të diasporës si zgjerim natyral të identitetit shqiptar në gjeografinë globale.

    “Përfitimet e rrjetëzimit për shqiptarët në Ballkan dhe në Perëndim përfshijnë akses në mundësi punësimi, lidhje profesionale, këshilla për karrierë, ide të reja dhe informacione të vlefshme. Rrjetëzimi i shqiptarëve ndihmon gjithashtu në rritjen personale dhe të biznesit, në ndërtimin e marrëdhënieve dhe në fitimin e një avantazhi konkurrues në ekonomitë e Ballkanit, të Evropës dhe kudo në botë!”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai vlerësoi rolin që tashmë luajnë bizneset, akademikët, sportistët dhe artistët shqiptarë jashtë vendit dhe theksoi se është koha që shqiptarët të jenë të pranishëm edhe në politikën ndërkombëtare. “Nëse të tjerët – grekët, kroatët, serbët dhe boshnjakët – e bëjnë, pse të mos e bëjnë edhe shqiptarët?”, përfundoi Hoxhaj.

    “Shqiptarët që jetojnë në Perëndim duhet ta shohin veten jo si diasporë apo mërgatë, por si zgjerim i Shqipërisë dhe Kosovës në një gjeografi evropiane dhe globale! Kudo sot shkëlqejnë bizneset shqiptare; të rinjtë shqiptarë janë akademikë, sportistë dhe artistë të njohur, duke u bërë ikona për shoqëritë perëndimore. Por është koha që ata të hyjnë kudo edhe në politikën perëndimore, duke u bërë pjesë e Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik, Bundestagut Gjerman dhe institucioneve të tjera! Nëse të tjerët – grekët, kroatët, serbët dhe boshnjakët – e bëjnë, pse të mos e bëjnë edhe shqiptarët?”, ka thënë tutje Hoxhaj në Samit.

    Samiti, i cili bashkoi personalitete nga fusha të ndryshme, vuri në qendër fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të gruas dhe rolin e diasporës në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.