×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Samitin World Changers: Shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale, ky do të jetë dallimi në të ardhmen

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje në Shkup.

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së në Kuvend, në fjalën e tij në Samit, para shumë politikanëve ballkanas dhe ndërkombëtar, ka thënë se shqiptarët duhet të ecin me kohën dhe të përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë, siç është inteligjenca artificiale, ku veçse ndodhet bota.

    Fjalën e tij ai e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

    “Sot kisha nderin që të marr pjesë në Samitin World Changers Balkan, që u mbajt në Shkup, dhe të mbajë një fjalë rreth sfidave të përbashkëta, mundësitë globale të drejtimit të një të ardhmeje transformuese, me fokus Kosovën dhe Ballkanin. Duke reflektuar mbi përvojën personale të angazhimit në shembullin e shtetndërtimit të Kosovës, ku qartësia politike, stabiliteti fiskal dhe makro-ekonomik, një shoqëri demokratike, me media të pavarura, njëra nga arsyet e shembullit tonë të suksesshëm është funksioni dhe përdorimi i internetit dhe teknologjisë informative në ndërtimin e një shoqërie, institucioneve shtetëtore, hartimin e politikave publike në pjesëmarrjen politike”, është shprehur Hoxhaj para të pranishmëve.

    Tutje, ai ka thënë se kjo ka mundësuar që Kosova të jetë shtet efikas për 17 vitet e shtetndërtimit “po aq sikurse shtetet tjera të rajonit, të themeluara para dy apo 100 vitesh në Ballkan”. Ai thotë se “ishte teknologjia ajo që e ka mundësuar që ne ta përmbysim këtë hendek, në mes të Kosovës si shtet i ri dhe shteteve tjera”.

    “Kjo shtron pyetjen: Sa do të dijnë të përdorin dhe përfitojnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale më vendimmarrje, ekonomi dhe në shoqësi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ky do jetë dallimi në të ardhmen, në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ku shqiptarët asesi nuk guxojnë që të mos ecin me kohën dhe të mos përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë në të cilin veçse ndodhet bota e fuqishme”, ka thënë Hoxhaj.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndalë “manipulimet me numra”. Duke iu referuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nga sot serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së. Kjo vlen për ata që kanë pasaporta të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.