×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Kamenicë: Përfundimi i autostradës së Anamoravës, prioritet i Qeverisë sime

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë, ku ka shpalosur planin e PDK-së për Rimëkëmbje.

    Hoxhaj ka thënë se kanë paraparë 500 milionë euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.

    “Ne për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për ndërmarrjet e mëdha e kemi ndarë një buxhet, i cili e kap shumën prej 500 milionë. Një fond prej 500 milionë eurosh, ku ne do të ndihmojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, në formë të grantit. Granti sjellë mjete që nuk kthehen prapa, me qëllim që këta realisht të zhvillojnë ekonominë tonë, me qëllim që këta të rrisin ekonominë tonë. Ne nuk mund të rrisim territorin tonë, por ne mund të rrisim ekonominë, mirëqenin tonë dhe të krijojmë vende të reja të punës”, ka thënë ai.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër është zotuar se në Qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për të gjitha kategoritë.

    Teksa ka folur për arsimin, Hoxhaj ka rikujtuar problemet që kanë pasur nxënësit në komunën e Kamenicës, ku ka thënë se veprimet që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune në mbylljen e shkollave kanë dëshmuar dështimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në raport me këtë, Hoxhaj është zotuar se do të ketë shkollë kudo që ka nxënës.

    Në Kamenicë, ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, përfundimin e së cilës, qeveria e tij thotë se do ta ketë prioritet.

    “Autostradën do ta kemi prioritet të dorës së parë sapo të bëhem kryeministër, që kjo pjesë e Kosovës të lidhet në mënyrë të mirëfilltë me qendrën, por mbi të gjitha të shërbejë edhe Kamenica, edhe Gjilani, edhe Vitia, si zonë që kufizohet edhe me shqiptarët e Maqedonisë, por edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, si një zonë e përbashkët e zhvillimit”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka theksuar se me të në krye të ekzekutivit, prioritet do të jetë ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.