×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Han të Elezit dhe Shtërpcë: Prioritet i joni janë investimet e jashtme dhe zhvillimi i turizmit

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Han të Elezit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

    Hoxhaj ka thënë se PDK është subjekti i vetëm politik që ka program të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit, për çka do të ndahet fond prej 500 milionë eurosh.

    “Ne jemi subjekti i vetëm politik, i cili ka program të qartë. Krejt partitë tjera që mund të vijnë në këtë komunë që është e rëndësishme që ju të rrisni fëmijë, gjitha partitë politike, nuk kanë program dhe vizion, prioritete dhe nuk e dinë se çfarë do të bëjnë. E vetmja që e di se çfarë do të bëjë në 100 ditëshin e parë është PDK. Ne duam që për shkak të faktit që pandemia e ka goditur ekonominë, ne nuk mund të rrisim territorin, por mund të rrisim mirëqenien”, ka theksuar ai.

    Ndër tjerash, Hoxhaj ka theksuar se PDK është parti që nuk dorëzohet përballë asnjë beteje, qoftë ajo ushtarake, diplomatike apo politike.

    “Ne jemi këtu për t’iu treguar se PDK kur goditet nuk e ul flamurin e bardhë, apo flamurin kombëtar dhe të Kosovës dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Sepse ne jemi parti që gjithmonë me flamurin e UÇK-së dhe të Shqipërisë dhe Kosovës kemi fituar sa betejat ushtarake, edhe ato diplomatike dhe politike”, ka shtuar ai.

    Hoxhaj gjatë ditës ka qëndruar edhe në Shtërpcë, nga ku ka premtuar se në vitin e parë të qeverisjes së PDK-së do të privatizohet Brezovica, vendim që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Zhvillimi ekonomik është prioriteti ynë i parë. Shëndetësia është e dytë, arsimi është prioritet i tretë. Një shtet ligjor dhe politika e jashtme. Me mua si kryeministër ju siguroj që do të bëhet privatizimi i Brezovicës. Do të përmbyllet në mënyrë të sigurt që Shtërpcën do ta shndërroj në qendrën më të madhe të turizimit. Jemi shumë vonë në zhvillimin e turizmit malor, sportiv edhe të agroturizimit. Dhe nuk ka komunë në Kosovë që ofron parakushte të të gjitha formave të turizmit siç është komuna e Shtërpcës. Unë ju garantoj që në vitin e parë do të jetë vendimi i parë”, ka deklaruar ai.

    Hoxhaj ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje, që PDK-ja të fitojë bindshëm.

    “Bëni betejë ditore për numrin 134,e keni programin e Rimëkëmbjes, por edhe besimin dhe sigurinë që mund t’iu ofroj PDK-së, siç edhe është parë deri më tani”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Malishevë, ky dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.