Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në.
Hoxhaj thekson se kjo situatë e ka mobilizuar PDK-në.
“Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë. Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike. Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë, është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj