Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit.
Kjo Pako u arrit të miratohej, falë votave që i dha PDK.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakon Ekonomike që do t’i ndihmojë qytetarët e ka partia e tij.
“Merita është e PDK-së për miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Reporterin.