Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet t’i formojë sa më shpejt institucionet qeverisëse.
Ai në Rubikon ka thënë se partia që drejton nuk do të jetë pengesë në formimin e tyre.
“Tash është koha që ai ta marrë mandatin. Kurti duhet t’i formojë sa më shpejt institucionet. PDK nuk do të jetë pengesa që vendi të mos ketë Qeveri”, është shprehur ai.