×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për opozitarizmin e kësaj partie dhe qeverisjen e gjatë 12 vjeçare.

    Ai ka folur për idenë që po qarkullon që një kohë të gjatë për hyrjen e PDK-së në qeveri. “Sikur edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë se ne do të mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

    Duke folur për reflektimin e PDK-së në opozitë, Hoxhaj ka thënë se ata janë në proces të profilizimit dhe të reflektimit të brendshëm.

    “Kemi nxjerr një bilanc të qeverisjes sonë për 12 vjet dhe çfarë ndodhi në rrudhjen tonë, edhe pse rënia nuk ishte e madhe dhe dallimi me të tjerët është iI vogël në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj, në RTK.

    Hoxhaj më tej ka folur për zgjedhjet e ardhshme, të mundshme. “Tash duhet t’i shohim kërkesat e qytetarëve, sepse në çdo zgjedhje qytetarët kanë kërkesa dhe atyre nuk iu bën përshtypje se kush i ka fituar zgjedhjet paraprakisht”.

    Ai tutje tha se në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit, PDK-ja ishte sulmuar nga të gjitha subjektet politike.

    “Ne si PDK, këtë kohë jemi duke e përdorur për të dalë me iniciativa të reja, por për shkak të pandemisë ne e kishim të pamundur t’i shfaqnim idetë tona për arsim, shëndetësi, ambient. Nuk kishim mundësi që këto ide t’i diskutojmë me anëtarësinë tonë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

    I pyetur për vlerësimin e ish Qeverisë Kurti dhe tash Qeverisë Hoti, Hoxhaj për qeverinë e parë tha se ishte qeveri pa program dhe që e dëmtoi Kosovën në raport me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

    “Ishte një qeveri pa program, e dërgoi vendin në qorrsokak dhe për herë të parë i prishi raportet me SHBA-në dhe BE-në. Sjellja e zotit Kurtit ishte kulmi në raport me sjelljen e dëmshme ndaj partnerëve. Nëse partnerët kanë qenë për rrëzimin e qeverisë, ne e kemi kryer punën e opozitës. Ndërsa sa i përket Qeverisë Hoti, atëherë mund të them se është qeveri e lodhtë”, ka thënë Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është deklaruar  lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)....
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar për  FrontOnline lidhur me situatën aktuale të punëtorëve në Korporatën Energjetike...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00. Lëvizja Vetëvendosje ka...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Moti për sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...
    Vip07 Nëntor 2024
    Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, kanë bërë që në këtë reality shoë, të ndodhë një puthje mes dy femrave. Qe...
    Sport07 Nëntor 2024
    Federata Turke e Futbollit e dënoi me një ndeshje trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinho për deklaratat e tij pas ndeshjes me Trabzonsporin....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe me prani të mjegullës lokale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.