Kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se në zgjedhje po garojnë dy koncepte të Qeverisjes.
“Koncepti i PDK-së që i respekton institucionet e pavarura dhe koncepti i kundërshtarëve politikë, që i linçon ato”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Edhe studentët e juridikut dhe kriminalistikës janë të bindur që në këto zgjedhje po garojnë dy koncepte të qeverisjes: koncepti i PDK-së që i respekton institucionet e pavarura dhe koncepti i kundërshtarëve politikë, që i linçon ato. Prej qeverive që e shkelin Kushtetutën nuk mund të pritet respektimi i ligjit dhe forcimi i shtetit ligjor. PDK-ja është e vetmja që paralelisht me rimëkëmbjen ekonomike, prioritet e ka edhe drejtësinë.
#Rimëkëmbje