Kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka kritikuar ndërkombëtarët. Thotë se Kosova duhet pranuar në OKB.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk ka mbërri deri më tash që të ofrojë atë që do të duhej të ofronte në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në OKB’, tha Hoxhaj në Pressing.
“Në duhet të shohim se si të forcojmë ekzistencën tonë sepse nuk mund të shkojë në pafundësi…’, shtoi ai.
“Këtu partnerët tanë europianë e amerikanë duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se s’mund të mbesim 20 vjet jashtë OKB’së se nuk mund të vijmë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të bisedojmë për këtë temë”, theksoi Hoxhaj.
“Unë mbes në planin A, Pakoja e Ahtisarit, marrëveshjet e Brukselit”, thotë Hoxhaj.