×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga PDK-ja

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh kandidat për postin e kryeministrit Enver Hoxhaj ka prezantuar sot aderimin e analistit Faton Abdullahu në këtë parti.

    Ai me këtë rast tha se PDK si subjekt i madh politik po hapet edhe për intelektualët jashtë partisë, të cilët do ta kenë vendin e merituar në këtë parti.

    “Kosova po kalon në faza të vështira politike. Shteti ynë, i ndërtuar mbi shumë sakrifica, sot gjendet në udhëkryq të madh politik, ekonomik dhe social. E kërcënuar së brendshmi nga popullizmi dhe qeverisja e dobët, dhe së jashtmi nga goditja ndaj UÇK-së dhe shtetësisë.. dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë se sa vitet e fundit që Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai.

    Hoxhaj tha se për ta parandaluar zhbërjen e shtetit, PDK-ja do të garojë në këto zgjedhje në aleancë të gjerë me qytetarët dhe ekspertët e fushave të ndryshme që mund ta ndihmojnë vendin në këto momente vendimtare.

    “PDK-ja po kthehet edhe një herë te baza, po dëgjon pulsin e qytetarit, po i ndjen kërkesat e tij dhe po e krijon një bllok të gjerë opozitar për ta parandaluar zhbërjen e shtetit dhe kthimin e shtetit në binarët e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit me aleatët perëndimorë. Blloku i madh opozitar i koalicionit mes PDK-së dhe qytetarit është garancia e vetme për ta ruajtur shtetin dhe mbi të gjitha është forca e vetme për ta rimëkëmbur Kosovën edhe në planin politik edhe atë ekonomik dhe kombëtar”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj ka thënë se Faton Abdullahu do të jetë pjesë e listës për deputet, ndërsa thotë se edhe nuk do të ketë persona me aktakuza në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka ftuar edhe partitë tjera ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që të mos kenë persona me aktakuzë në zgjedhjet e reja parlamentare.

    “Abdullahu i bën nder të madh listës së Partisë Demokratike të Kosovës me të cilën garojmë në këto zgjedhje dhe është prej emrave më emblematikë të mendimit politik në Kosovë dhe do të jetë pjesë e listës… Te përbërja e listës natyrisht që ne do të respektojmë kodin etik, i cili ka qenë meritë e kryetarit të partisë, Veselit. Integriteti i listës dhe listës me duar të pastra do të jetë kriter kryesor për të gjithë ata që hyjnë në listën e PDK-së, dhe presim që partitë tjera politike nuk e kanë marrë këtë praktikë në të kaluarën, ta marrin në konsideratë ose do të jenë të detyruar për shkak të Gjykatës (Kushtetuese) që ta marrin në konsideratë”, ka thënë Hoxhaj.

    Ndërkaq, Faton Abdullahu tha se ka vendosur t’i bashkëngjitet PDK-së, pasi kjo parti ka hapur dyert për ide dhe njerëz të ri për ndryshime të mëdha.

    “Unë jam i bindur se një parti politike vlerësohet nga rrënjët. Unë ju besoj rrënjëve të PDK-së, sepse besoj te vlerat e luftës, tek UÇK -ja. UÇK është margaritar i qytetërimit evropian. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka krijuar miqësi me botën perëndimore me pushkë në dorë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka lëvizur kufijtë në Ballkan, ato u shtyn tutje në të mirë të interesave euro-atlantike dhe në dëm të Rusisë dhe aleatëve të saj. Unë besoj palëkundshëm në këto rrënjë të PDK-së ashtu sikurse besoj se degët e këtij trungut edhe mund të krasiten për t’u bërë më të mira e më të shëndosha. PDK më ka bindur sot më shumë se kurrë se aty ku ka popullizëm, aty ajo di të vendosë pragmatizëm, aty ku ka frikë dhe hezitim, ajo di dhe mund të kthejë guxim, aty ku ka zhgënjim, aty di të kthejë shpresë e besim dhe aty ku ka ndarje e përçarje di dhe mund të kthejë unitet.”, tha Abdullahu.

    Sipas Abdullahut, PDK-së i është bërë një ‘hile’ e madhe pasi ajo po hyn në garën zgjedhore pa kryetarin e saj Kadri Veselin, por që punët e filluara mbarë nga ai, idetë për reforma e ndryshime, strategjinë për ta luftuar krimin e korrupsionin dhe riparimi i raporteve me aleatët e vendit, do t’i shtyjë përpara më fuqishëm se kurrë kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.

    “Kosovës i duhet një kryeministër si Hoxhaj që e kupton drejtë e mirë gjuhën euro-atlantike. Sot, Hoxhaj është këtu sepse tek ai PDK e ka pa njeriun që krijon balancën e nevojshme, duke u bazuar me korrektësi dhe po krijon unitet që është i nevojshëm edhe për partinë. Një kryeministër i kësaj natyre i duhet Kosovës në kohën kur neve po na u duhen balancat politike, uniteti për t’u përballur me të këqijat që ka Kosova, por edhe ato që po na vijnë nga Serbia”, tha Abdullahu.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.