UD.i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara të ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Blic.Hoxhaj thotë se misioni i tij para dhe pas luftës përherë ka qenë i jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes kombëtare, dhe në veçanti të Kosovës së pavarur.
“Durimi i tij i pakufishëm dhe karakteri i pathyeshëm janë vetitë me të cilën ai do të rrënojë muret e paragjykimeve, muret e akuzave të pabaza, muret e shpifjeve që të tjerët i kanë ndërtuar tash e disa dekada.Kadriu sërish do të dalë fitimtar në këtë betejë të radhës së luftës së tij të gjatë për liri e pavarësi të Kosovës” shkruan Hoxhaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Miku im Kadri Veseli, sot u ngrit për ta mbrojtur të vërtetën e pandryshueshme të luftës legjitime të popullit tonë për liri e pavarësi. Kadriu është mishërimi i vlerave më të larta njerëzore dhe atdhetare.
Misioni e tij para, gjatë luftës dhe pas saj, është i jashtëzakonshëm, përherë në shërbim të çështjes kombëtare, dhe në veçanti të Kosovës së pavarur. Roli i tij në luftë dhe në paqe e ka bërë Ballkanin një rajon më të drejtë e të sigurtë.Durimi i tij i pakufishëm dhe karakteri i pathyeshëm janë vetitë me të cilën ai do të rrënojë muret e paragjykimeve, muret e akuzave të pabaza, muret e shpifjeve që të tjerët i kanë ndërtuar tash e disa dekada.
Kadriu sërish do të dalë fitimtar në këtë betejë të radhës së luftës së tij të gjatë për liri e pavarësi të Kosovës ?