Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar për vdekjen e aktorit të njohur, Rasim Thaçi – Cima.
Ai përmes një postimi në facebook ka ndarë disa momente që kishte me Cimën, duke treguar se pinin kafe tek lokali i tyre i preferuar në Prishtinë, shkruan Front Online.
Postimi i plotë:
Më shokoi lajmi për vdekjen e aktorit tonë të dashur Rasim Thaçi – Cima, mikut tim, me të cilin pinim kafe tek lokali jonë i preferuar në Breg të Diellit. Për gjeneratën time, por edhe shumë tjera më pas, të cilat ndiqeshin e përndiqeshin nga pushtuesi serb e ku ëndrrat kishin nisur të veniten, Cima me miqtë e tij, Lecin e Qumilin, nuk na lanë asnjëherë të humbim shpresën.
Cima refuzoi ta ndalë buzëqeshjen, sepse e dinte se një popull kishte sytë nga ai. Me ikjen e tij, sa të hershme aq të padrejtë, ne humbëm Çaplinin tonë shqiptar – por jo edhe buzëqeshjen, sepse këtë na mësoi Cima. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës.