Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram.
Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë.
Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter tha se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.
“Serbia nën @avucic sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.
Serbia under @avucic autocratic rule is in a state of hypnosis where propaganda & hate is incited against neighbors. #Kosovo as an independent & sovereign state is the wall of Euro-arlantic values against middle age mentality.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 18, 2021
Fotografia të cilën Vuçiq e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga kosovarët, pasi u janë ndjerë të ofenduar nga ky postim.