Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Context” të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të jetë prioritet i dorës së parë për ta, pavarësisht se në programin e parties së tij, kjo pikë gjendet në kapitullin e fundit.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Lavdim Hamidi.
“Në programin tuaj nuk po shkruan se e keni prioritet këtë pikë. Në programin e PDK-së, e keni në kapitullin e fundit politikën e jashtme, a jeni të kënaqur me diplomacinë e Gërvallës, apo çka ka ndodhur me PDK-në”, ka pyetur Hamidi.
E për këtë, Hoxhaj thotë se programi mbi të gjitha i ofrohet qytetarëve, duke shtuar se për asnjë vend të botës ‘politika e jashtme’ nuk është prioritet i parë.
”Pothuajshe në cdo vend të botës kjo nuk është prioritet. Edhe në Amerikë, nuk është prioritet i parë. Fillimisht mendohen temat e mbrendshme, pastaj dalin ato të jashtme”, ka thënë Hoxhaj.
Nga ana tjetë, Hamidi ka theksuar se ‘politika e jashtme’ do të duhej të ishte para disa pikave tjera, që PDK ka vendosur në programin e tyre.
“Besoj se politika e jashtme do të duhej të ishte para turizmit e disa pika tjera që i keni në program”, ka thënë Hamidi.
Pjesë nga emisioni: