Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është deklaruar ndaj propozim aktakuzës ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, raporton Front Online.
Ai tha se Gjykata Speciale nuk do ta konfirmojë aktakuzën mbi kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. Në situata kritike nuk kemi qenë kundër shtetit”, tha Hoxhaj, në T7. /Front Online