Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është deklaruar se ende nuk është opsion real futja e PDK-së në Qeveri, raporton Front Online.
Hoxhaj në T7, tha se ky opsion as që është diskutuar në strukturat e partisë.
“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”, ka thënë ai. /Front Online