×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj flet për përmbytjet: Të mobilizohet FSK-ja dhe të strehohen familjet

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të mobilizohen dhe të thërrasin shtabin emergjent për menaxhimin e krizave, pas përmbytjeve që kanë ndodhur në disa vende të Kosovës, për shkak të motit me shi.

    Hoxhaj, ka thënë në një postim në Facebook se është thellësisht i prekur me dëmet e shumta që kanë shkaktuar reshjet e fundit në Kosovë, duke shtuar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shumë familje, kryetarë komunash për të evituar pasojat dhe nevojat për të cilat kanë ata.

    Më poshtë postimi i plotë:

    Thellësisht i prekur me dëmet e shumta që kanë shkaktuar reshjet e fundit në Kosovë. Pas këtyre përmbytjeve, të cilat fatkeqësisht po vazhdojnë edhe sot, unë edhe personalisht kam qenë në kontakt me shumë familje dhe kryetarë të komunave për të evidentuar pasojat dhe t’ju gjendem pranë për nevojat të cilat ata i kanë në këto momente. Pamjet që vijnë nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës nuk kanë nevojë për komente, por për reagim të menjëhershëm. Në emër të këtyre familjeve, unë kërkojë nga Qeveria që të ngritet në nivel të detyrës dhe të mobilizojë shtabin emergjent për menaxhimin e krizave. Të koordinojë të gjitha ekipet emergjente nëpër terren dhe të sigurohet që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet pa strehim. Të mobilizohet FSK-ja dhe të nisë strehimi i familjeve që kanë mbetur pa shtëpi dhe të shpërndahen pako ushqimore e higjenike për popullatën tonë!

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.