×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj falënderon Ramën për mbështetjen politike të kauzës së drejtë të UÇK-së

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për, siç tha ai, mbështetjen zyrtare politike dhe publike të kauzës së drejtë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.

    “Jemi shumë mirënjohës kryeministrit Rama edhe për atë se çfarë tha sot në Kuvendin e Kosovës, por edhe për atë se çfarë thotë dhe bën Qeveria e Shqipërisë në mbështetjen zyrtare politike dhe publike të kauzës së drejtë të presidentit Thaçi të kryetarit Veseli të kryetarit Krasniqi dhe të deputetit Selimi, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë”, tha ai.

    Në vlerësimin e tij Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e të gjithë ushtarët e tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë do të kthehen në Kosovë si fitimtar dhe faqebardhë.

    “Për ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës është e papranueshme përpjekja për ta rishkruar historinë duke e zëvendësuar viktimën me agresorin”, shtoi ai.

    Rama në fjalimin e tij në Kuvendin e përbashkët Kosovë-Shqipëri foli epër shqetësimet që ka sa i përket pavarësisë së Gjykatës Speciale.

    Ai vlerësoi se Gjykata Speciale në çdo hallkë ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës.

    Gjithashtu ai kritikoi Kuvendin e Kosovës që nuk kanë ndërmarr një hap për miratim të një Rezolute me të cilën do të kërkohet që të adresoheshin shqetësimet lidhur me pavarësinë e Gjykatës Speciale.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, ka deklaruar...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e mori fjalën në mbledhjen e Kuvendeve të përbashkëta. Por, kur ajo doli, deputetja...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Kuvendi i...
    Të tjera
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti....
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Fjalimin e tij ai e bëri...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në seancën e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka folur për integrimin evropian të vendit. Para të...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seancë e përbashkët mes dy...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe Kosovës....
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka cituar presidentin historik, Ibrahim Rugova për objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë drejt BE-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.