×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoxhaj: E pyeta Kurtin a është distancuar nga hudhja e gazit lotësjellës

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar sot me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, raporton Front Online.

    Hoxhaj pas takimit ka folur për media, derisa ka bërë të ditur se ka pasur disa pyetje për Kurtin.

    “Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti i jashtëm i vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që i kemi ngritë në takim”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazilotësjellës në ditën kur Hashim Thaci ishte emëruar presidenti i Kosovës.

    “Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

    Hoxhaj më tutje ka thënë  se ky takim ishte i pari mes pozitës së ardhshme dhe opozitës për formimin e institucioneve, e tregon se me Kurtin e Osmanin bisedoi për zgjedhjen e Presidentit.

    “Para se të shkojë në një qasje më specifike se çka kemi diskutuar, më lejoni të ju kujtojë se pas 10 vitesh, ky është takimi i parë që ndodhë dhe komunikim normal mes qeverisë së ardhshme dhe opozitës dhe kjo ndodh falë kulturës politike të PDK-së dhe qasjes sonë që përmes dialogut do të mund të japim secili prej nesh kontributin tonë për krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë u.d i kryetarit të PDK-së.

    “Për herë të parë, qeveria dhe opozita janë takuar për të biseduar për procesin e formimit të institucioneve, konkretisht zgjedhjes së presidentit”, shton  ai.

    Kjo, thotë Hoxhaj, ka ndodhur vetëm kur PDK-ja ishte në pushtet dhe e kishte takuar shefin e atëhershem të opozitës, Isa Mustafa, për ta zgjedhur Atifete Jahjagën presidente.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.