Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe ka uruar Vetëvendosjen për rezultatin, shkruan Front Online.
Hoxhaj theksoi se nuk do të qeverisin me Vetëvendosjen, kjo sipas tij për shkak të qëndrimeve të ndryshme.
“Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, u treguam shembull për vendet e rajonit. Qytetarët folën dhe duhet të respektohet. Vetëvendosja doli e para dhe PDK e dyta, ne e pranuam si të tillë. Dua ta uroj Vetëvendsojen për rezultatin dhe i ftoj që të punojnë në forcimin e shtetit. Ne nuk do jemi në Qeveri me VV-në sepse kemi dallime por i ftojmë për bashkëpunim”, deklaroi ai në konferencë për media./FrontOnline/