Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se e kanë ditur një ditë para se të bëhej publike se aktakuza i është konfirmuar, Kadri Veselit.
Sipas tij ajo ditë ka qenë e rëndë për ta si shokë të tij.
“E kemi ditur një ditë më përpara se të bëhej publike nja 4 a 5 veta të PDK-së lajmin që aktakuza u konfirmuar. Ka qenë situatë e vështirë për ne si shokë. E po ashtu edhe më e vështirë të nesermën kur shkoi në Hagë”, tha ai në Debat Plus.