×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Dragashin do ta shpallim zonë ekologjike dhe do të sjellim investime në turizmin malor

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes në Dragash.

    Para qytetarëve të Dragashit, Hoxhaj ka thënë se prioritet i PDK-së është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, shtetit ligjor dhe politikës së jashtme.

    “Këto 5 prioritete mund t’i përmbyllë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe asnjë parti tjetër. Për këtë arsye ne në këto zgjedhje garojmë me program të qartë. Garojmë me vizion të qartë. Garojmë me prioritete të qarta dhe e dimë shumë mirë se çka do të bëjmë javën e parë, çka do të bëjmë javën e dytë, çka do të bëjmë 100 ditshin e parë, vitin e parë, të dytë, tretë dhe katërt”, ka thënë Hoxhaj.

    Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët e Dragashit që ta mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje, sepse me të kryeministër do të përfitojë edhe kjo komunë, pasi që një ndër vendimet e para që do të marrë është shpallja e Dragashit zonë ekologjike.

    Hoxhaj ka thënë se qëllim kryesor i PDK-së është që Dragashin ta kthejnë në bosht kryesor të zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë.

    “Kjo komunë do të jetë zona e parë ekologjike e shpallur në Kosovë dhe ky do të jetë vendimi i parë që do ta marr unë si Kryeministër i Kosovës. Nën dy, do ta kemi një zonë të përbashkët turistike me Shqipërinë. Nën tre, kam angazhuar një ekip të ekspertëve gjermanë, të cilët janë duke bërë një projekt, i cili do të sjellë investitorë edhe gjermanë, edhe austriakë, edhe zviceranë, edhe prej Emirateve, edhe prej Katarit, kudo që ka buxhet për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në qendrën më të madhe të turizmit dimëror, veror dhe malor”, ka thënë ai.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me përfaqësues të lartë të shteteve të Lindjes së Mesme dhe të shteteve të Bashkimit Evropian, që kanë treguar interesim për investime multi-milionëshe në turizmin malor dhe dimëror. Përveç projekteve konkrete për Dragashin, Hoxhaj ka pohuar se me PDK-në në qeveri do të ketë edhe rritje të pagave dhe pensioneve.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.