Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cherie Blair.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Tony dhe Cherie Blair në Angli, si dhe Bill dhe Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit. Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.”, ka shkruar Hoxhaj.