Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë para mediave se besojnë në pafajësinë e ish- udhëheqësve të Pdk-së, të cilëve u është ngritur aktakuzë nga Gjykat Speciale, raporton Front Online.
“Fillimi i procesit gjyqësor ndaj kryetarit të PDK-së, ndaj Veselit dhe ish-presidentit Thaçi, e përbën një ngjarje tronditse për historinë dhe për ngjarjet politike sot.
PDK është më e prekura, por janë edhe partitë e tjera, kjo është një goditje ndaj luftës së UÇK-së”, tha ai
Sipas tij, ky proces vë në dyshim themelet e Kosovës, luftën për liri dhe pavarësi luftën që fitoj zemrat e botës demokratike e që kanë qenë dy arsye gjenocidi në Kosovë.
Ai bëri thirrje për unitet në Kosovë, derisa tha se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit.