-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha tregon arsyet pse PDK-ja nuk e voton Haxhiun për kryetare të Kuvendit

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, tregoi arsyet se pse partia e saj nuk po e voton të propozuarën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

    “Është qasja e saj karshi procesit në Hagë, mungesa e hapave të duhur për ta trajtuar çështjen në fjale, gjuha e saj e përdorur.. etj., janë argumente të caktuara që partia jonë nuk dëshiron të këtë një person polarizues në udhëheqje të Kuvendit”, deklaroi Haxhiu në Klan Kosova.

    “Ka të bëjë në kuptimin e saj si natyrë, e jo si emër. Në LVV besoj që mund të ketë akterë që mund të kenë një rol më konsensual. Kuvendit i duhet dikush që ndërton konsesuse dhe dikush që shtron terren për dialog të brendshëm”, shtoi ajo.

    Tutje ajo shtoi se është në dorën e Kurtit që nëse ai do me kryeneçësi ta shtyjë një person si Albulena haxhiu, t’i bëjë numrat.

    “Le ta krijojë 61-shin, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend dhe ta shtyjë përpara zgjedhjen e Haxhiut, në të kundërtën do të duhej të kishte një mundësi të dytë dhe është dorën e partisë së tij që ta gjejnë dhe ta dinë se kush mund të jetë personi që mund ta bëjë këtë punë”.

    “Është situatë pak e turpshme dhe më vjen zor të shkoj në Kuvend duke e ditur që është epilogu i njëjtë, pra emri i  njëjtë përsëritet”.

    “Mënyra se si mund të dalim nga ngërçi është thjesht në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që të jetë patjetër zonja Haxhiu, atëherë është një rrugë, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend, që i bie 61 vota, dhe brenda ditës mund ta zgjedhë edhe zonjën Haxhiu, edhe qeverinë”, përfundoi Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.