×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Sul*mi në Ibër-Lepenc ngjan me su*lm sabotimi që bëhët në kohë luf*te

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Drejtori i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka treguar se si ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kush janë të dyshuarit e çfarë strukture i ka mbështetur ata. Në një intervistë për RTK Prime, ai ka thënë se sasia e eksplozivit që është përdorur në këtë sulm dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram dhe se ky sulm sipas tij, ngjanë me sulm sabotimi në kohë luftërash.

    “Bazuar në atë që kemi siguruar nga vendi i ngjarjes aty është vendosur një sasi e eksplozivit i vendosur në një çantë të zezë dhe është lëshuar në fundin e kanalit dhe në pjesën e majtë të kanalit, sasia e eksplozivit që ne besojmë që është përdorë sipas ekspertëve tanë të njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram. Nga ky shpërthim i fuqishëm dëmtohet pllaka e fundme e kanalit dhe po ashtu qahet pjesa e majtë e krahut të kanalit, pastaj depërton uji dhe rrjedh poshtë, kështu që shkakton edhe ndërprerje të qarkullimit apo furnizimit të ujit për të gjitha këto njësi që përmenda më herët edhe KEK-un po edhe ujin e pijshëm për shumicën e komunave të Kosovës”, tha Hoxha.

    Ai tregoi se policia është informuar për këtë sulm rreth 7 deri në 10 minuta pasi ka ndodhur, sepse sipas Hoxhhës,  shpërthimi ka ndodhur brenda ujit, dhe nuk është dëgjuar larg, por policia është informuar nga dëshmitarët dhe e ka vënë re nga rrjedhja e ujit.

    “Patrullat tona policore e kanë vërejtë shumë shpejtë edhe kemi pas informacione prej dëshmitarëve që kanë dëgjuar diçka, po ashtu edhe rrjedhja e ujit sepse kanali është shumë afër me rrugën kryesore magjistralen që e lidhë Zubin Potokun me Mitrovicën. Patrullat kanë vërejtë pastaj depërtimin e ujit nga pjesa e epërme në pjesën e poshtme duke përshkuar edhe rrugën magjistrale”, sqaroi ai.

    I pyetur nga gazetari Vishaj se si ka mundësi që me një numër kaq të madh të policisë në veri, të ndodh një sulm i tillë, drejtori Gazmend Hoxha tha se “është e vështirë që policia të parashikojë “gjithçka që i pjell mendja një krimineli ose mendja e grupeve kriminale”.

    “Policia e Kosovës është e vërtetë që është në numër të madh në pjesën veriore të Kosovës ka edhe shumë detyra dhe përgjegjësi, duke filluar prej ruajtjes së kufirit, pastaj edhe shërbimi i qytetarëve me shërbime policore, pastaj rrugët ilegale, antenat, repetitorët e të gjitha këto. Ngjarjet që kanë ndodhë, kanë ndodhë edhe në vendet më të fuqishme të botës”, tha mes tjerash kolonel Gazmend Hoxha.

    Sipas tij, për shkak të disa indikacioneve që kishte policia, janë rritur masat e sigurisë në qytete, në stacione policore, e në institucionet tjera që funksionojnë në very. Megjithatë Hoxha thekson se sulmet janë pritur më shumë nga pjesa e kufirit dhe jo në pjesë të brendshme.

    “Kanali Ibër -Lepenc është kanal që kalon 35 deri në 40 kilometra, është vështirë që çdo pjesë, çdo metër të këtij kanali ta mbulosh me prezencë policore”, tha ai.

    Ai tutje tregoi se janë duke u bërë analiza për të parë edhe llojin e eksplozivit që është përdorur dhe se në këtë drejtim është duke asistuar edhe KFOR-i amerikan.

    Hoxha:  Nëntë persona janë shoqëruar në Polici

    Duke folur për të dyshuarit e sulmit, dhe  se çfarë strukture i ka mbështetur sulmuesit, drejtori i Policisë së Kosovës tha se bazuar në indikacionet dhe informacionet që i ka policia, janë kryer disa bastisje te disa persona të dyshimtë.

    “Këta persona kanë qenë nëntë, dhe nëntë prej tyre janë shoqëruar në polici, tre prej tyre janë ndaluar me nga 48 orë pastaj dy nga ta u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, kështu që këtu është fokusi i Policisë së Kosovës, këtu janë indikacionet, jemi duke punuar shumë në këtë drejtim, tash presim rezultatet e hetimit sepse do pak kohë ekspertiza, puna, ekzaminimi i dëshmive dhe të gjitha këto”, deklaroi ai.

    Siç sqaron koloneli, nuk përjashtohet mundësia që ky sulm të ketë ndodhur edhe nga persona që kanë ardhë përtej kufirit, përkatësisht nga Serbia. Megjithatë ai thekson se të arrestuarit janë nga veriu I Kosovës.

    Hoxhaj mes tjerash ngrit dyshimet se në këtë sulm terrorist ka asistuar një shërbim. Ai thekson se janë gjetur edhe njerëzit e trajnuar për këto lloj eksplodimesh.

    “Mënyra se si është përzgjedh vendi se ku me goditë kanali, pastaj në analiza duhet të jetë dikush që e kupton rëndësinë e këtij kanali, rëndësinë jetike që e ka për ekonomin e vendit tonë dhe po ashtu për shumicën e popullsisë të zonës qendrore të Kosovës. Do të thotë se ka qenë një shërbim që ka asistuar me mbledhje të informacioneve, me analizë politike të impaktit që mund të ketë sulmi terrorist në këtë kanal, pastaj po ashtu janë gjetur edhe njerëzit që janë trajnuar ose kanë qenë të trajnuar për eksplodimin dhe mënyrën e këtij sulmi terrorist” deklaroi ai.

    Hoxha: Sulmi në Ibër-Lepenc ngjan me sulm sabotimi që bëhët në kohë lufte

    “Kjo ngjan me një operacion sabotimi që zakonisht bëhet në kohë luftërash ose pak para fillimit të operacioneve të tilla me qëllim që palën kundërshtare ta vësh në pozicion jashtëzakonisht të vështirë të rezistencës apo të kundërpërgjigjes që bëhet, do të thotë është një prej elementeve që përdorët në luftë, është operacion paraushtarak dhe luftarak”, tha drejtori i Policisë së Kosovës teksa për të arrestuarit tha janë mbeturina të strukturës së ‘Mbrojtjes civile’ e që janë shpallur organizatë terroriste gjatë vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

    “Shumica e pjesëtarëve që ne i kemi shoqëruar në polici janë nga kjo organizatë terroriste, kështu qe në po punojmë në këtë drejtim, po ashtu, shumica e pjesëtarëve të rastit të Banjskës kanë qenë nga ‘Mbrojtja Civile’, deklaroi Hoxha.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Rreth 30 fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, që një dekadë rreth 700 fëmijë të braktisur janë dërguar në strehim tek...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke u ndalur te trajtimi që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur mbeldhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Aty është paraqitur edhe lista finale e...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se ka bazë dyshimi se prapa aktit terrorist në Ibër Lepenc, qëndron shteti...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me arsyen e intervistimit të ish -Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Liridona Kozmaqi...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Pas katër sezonesh të mbushura me trofe dhe momente të paharrueshme, Jack Grealish pritet të largohet nga Manchester City në verën e...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur kandidim për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit. Qytetarët me sa duket e kanë harruar të ashtuquajturin ‘baba’,...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Xuxi i është ankuar banorëve dhe kapitenit të javës, Drilonit, për mos përmbushjen e detyrave nga banorët. Ai u shpreh i pakënaqur...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë zjarri në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.