×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Mund të priten arrestime të reja për sul*min terror*ist në Varragë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, se mund të ketë edhe arrestime të reja lidhur me sulmin e fundit terrorist në kanalin e ujit ‘Ibër Lepenc’.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim për J.V, i cili është i dyshuari i dytë për sulmin në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, në Varragë të Zubin Potokut.

    Ndërkohë, situata në veri të vendit, pas këtij sulmi mbetet e brishtë. Sulmet e njëpasnjëshme nga grupet kriminale në katër komunat veriore të vendit, e në veçanti sulmi ndaj infrastrukturës kritike, ka bërë që policia ta shtojë masat e sigurisë.

    “Arrestime të reja mund të priten. Policia e Kosovës çdo ditë është duke analizuar çdo informacion që posedon dhe ato që mund të vijnë dhe varësisht nga hetimet që janë duke u bërë mund të ketë edhe bastisje të reja dhe arrestime të reja”, tha Hoxha për RTK-në.

    Ai tha se aktualisht nuk kanë sinjale për ndonjë sulm të ri në veriun e vendit, megjithatë ka shprehur gatishmërinë e policisë për intervenim, me të gjitha kapacitetet që ka.

    “Shpresojmë të mos kemi por në qoftë se ka, ne jemi aty për t’iu përgjigjur. Të gjitha kapacitetet tona i kemi vënë në dispozicion të sigurisë së vendit tonë, në veçanti të veriut të vendit”, shtoi ai, transmeton RTKlive.

    Policia e Kosovës, sipas Hoxhës, ka bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in dhe EULEX-in, derisa shtoi se EULEX-i është prezent gjatë bastisjeve që policia kryen atje derisa KFOR-i monitoron situatën në kufijtë dhe së bashku me policinë kanë rritur prezencën edhe përgjatë kanalit të ‘Ibër-Lepencit’.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë sot para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Kryetari i SBASHK-ut,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel. Në faqen...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Viteve të fundit shumë herë është dëgjuar dhe lexuar fjala ‘’luftë hibride’’. Këtë term më së shumti kohës së fundit është përdorur...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” është tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje. Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Costa sonte...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Një debat tejet i fortë është zhvilluar mes Xhenetës dhe Drenushës. Shkak u bë ndarja e buxhetit, si dhe një kërkesë e...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Driloni ka diskutuar me Vullnetin për raportin e tij që kishte me Edin gjatë kohës sa ky i fundit ishte pjesë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.