×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Ministria e Arsimit s’i bleu me 5 milionë euro librat për nxënësit, tash janë shpenzuar 20 milionë

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Ministria e Arsimit po e shet për risi “paaftësinë e menaxhimin” me tekste shkollore për nxënësit në këtë fillimvit shkollor.

    Hoxha tha se dështimi për të siguruar tekste shkollore për nxënësit i ka kushtuar shtetit 20 milionë euro, ndërkohë që “oferta zyrtare e shtëpive botuese ka qenë 5 milionë euro”.

    Ajo tha se ligji parasheh “detyrimin që MASHT përmes procedurave të prokurimit të ofrojë tekstet shkollore falas”.

    Një obligim të tillë ligjor, ajo tha se Ministria “me dashje dhe me vetëdije nuk e ka përmbushur” dhe “i ka shumëfishuar fitimet e shtëpive botuese dhe në këtë mënyrë, edhe te librarive”.

    “Të njëjtat tekste shkollore, në procedurë ligjore do të bliheshin shumë më lirë nga Ministria, ndërsa sot qytetarëve iu shiten shumë më shtrenjtë, sepse kështu ka vendosur Qeveria”. Kështu, ajo tha se Qeveria iu mundësoi oligarkëve “fitime milionëshe”.

    “Në fund të fundit, është buxheti i shpenzuar treguesi kryesor i menaxhimit të procesit të teksteve shkollore. Në vend se t’i blejmë tekstet shkollore me 5 milionë euro, sot janë shpenzuar 20 milionë euro për të njëjtat tekste shkollore dhe kanë shkuar te të njëjtat shtëpi botuese”, tha Hoxha.

    “Nëse një libër, i cili në fund e ka të shkruar çmimin 7 euro, qytetari e blen të njëjtin në librari me 12 euro. Nëse shumën e shtuar prej 5 eurove më tepër që blihet libri në librari, e shumëzoni me numrin e nxënësve (mbi 200 mijë), i bie që veç për një libër të shpenzohen mbi 1 milionë euro më shumë”, tha deputetja.

    Ky “eksperiment” siç e quajti, Hoxha tha se “duhet të hetohet sa më parë edhe nga prokuroria kompetente”.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për kthim mbrapa e dëm të sovranitetit të vendit gjatë këtij mandati. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Kështu ka thënë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po përjeton izolim të paparë. Ajo tha se Qeverisë së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që...
    Sport12 Shtator 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan. Çuni është transferimi më i ri i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.