×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Deputetja dhe përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha”, ka folur në lidhje me “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahen të dielën e 2 prillit nga ora 14:00.

    Ajo tha se përgatitjet për këtë marsh po shkojnë vrullshëm, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, rreth pjesëmarrjes së tij i cili mbrëmë në Rubikon në Klan Kosova tha se “po e shoh organizatorin dhe kërkesat dhe po e vlerësoj”

    Hoxha tha se një deklaratë e tillë e Kurtit është e çuditshme, pasi sipas saj, ka 2 javë që ky marsh është diskutuar në secilin medium.

    “Unë s’do ta komentoja këtë, pasi ata menjëherë pas 12 orëve kanë dalur në mbështetje të marshit për drejtësi. Gjithmonë mund të ketë dy mendime për këtë çështje, ku e para është që ta minimizojë nismën dhe ta bëjë si diçka që nuk është e rëndësisë së parë por edhe ana tjetër, që mund t’i ketë pasur hezitimet e veta se a do të jetë pjesë e marshit apo jo”, është shprehur Hoxha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

    Tutje, ajo tha se ndjehet mirë që “Marshit për Drejtësi” i është bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe NISMA.

    “Kjo afërsisht e sjell në 90 për qind spektrin e të gjitha ngjyrimeve politike të Kosovës, të cilët e ndajnë bashkërisht edhe rrëfimin e së kaluarës por edhe duhet ta ndërtojnë edhe rrëfimin për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.