×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenieri tregohet preciz me titullin për Radoiçiqin: E konsiderojmë krim*inel – duhet ta përjetojë drejtësinë

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe kryekriminelin Millan Radoiçiq, gjatë një interviste në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

    Hovenier tha se Qeveria e ShBA-së pret që ata që e kryen këtë akt kriminal të mbajnë përgjegjësi, teksa përmendi faktin që Radoiçiqi, përmes avokatëve të tij e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

    “Nga këndvështrimi ynë, ai është padyshim tashmë i sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar transnacional. Por, ky është indikator i mëtejshëm i kriminalitetit të tij dhe ne presim që ai të mbajë përgjegjësi”, tha Hovenier në Rubikon në Klan Kosova.

    Tutje, ambasadori amerikan u tregua preciz në titullin që qeveria amerikane e ka për Radoiçiqin – kriminel, për të cilin tha se duhet të përjetojë drejtësinë për sulmin në Banjskë.

    “Ne e konsiderojmë atë si kriminel dhe besojmë se ai duhet të vuajë – të përjetojë – jo të vuajë – të përjetojë drejtësinë dhe të mbahet përgjegjës për krimin më të fundit që e kreu, që është roli që luajti në sulmin në Banjskë”.

    “Por unë gjithashtu do të thosha se ai nuk është i vetmi. Dua të them, se qartazi ka njerëz të tjerë, përveç  Radoiçiqit të përfshirë në sulmin në Banjskë dhe ata të gjithë duhet të japin llogari. Dhe presim që autoritetet në Serbi të përdorin sistemin e tyre të zbatimit të ligjit dhe sistemin e sundimit të ligjit për t’i mbajtur ata përgjegjës”, tha ai.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...
    Lajme06 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik. Përmes një shkrimi në rrjetin...
    Lajme06 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Hajrizit. Hajriz u arratis mëngjesin e së shtunës nga Qendra...
    Të tjera
    Lajme06 Korrik 2024
    Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se...
    Lajme06 Korrik 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare...
    Kronika06 Korrik 2024
    Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash....
    Sport06 Korrik 2024
    Pas Toni Kroos është Thomas Muller një tjetër futbollist që e ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë. Gjermanët mbrëmë u eliminuan...
    Vip06 Korrik 2024
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer së fundmi gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Festivalin Saga në Bukuresht, Rumani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.