×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Shqetësohmi kur qeveria ndërmerr veprime të njëanshme – nganjëherë s’pajtohemi me taktikat

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti.

    Ai tha se ShBA-të e përkrahin Kosovën që të marrë vendin e saj të merituar në familjen e shteteve evropiane, por sipas tij, për këto arritje duhet përparim në dialog.

    “Ne absolutisht e besojmë se ky është fati i Kosovës dhe do të mbështesim plotësisht dhe me entuziazëm avancimin e saj në institucionet evropiane si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe institucionet euroatlantike, si një marrëdhënie ndryshe me NATO-n dhe në fund, ne e shohim Kosovën anëtare të NATO-s”.

    “Por, siç kemi folur më parë, për t’i arritur këto gjëra, duhet përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është rruga për të çuar përpara këtë qëllim. Dhe për këto gjëra me këtë qeveri nganjëherë kemi pasur disa dallime, jo për atë që duam të arrijmë, por për shkak të disa taktikave apo qasjes për t’u përpjekur për t’i arritur ato”, tha Hovenier në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, Hovenier tha se qeveria amerikane shqetësohet kur Qeveria e Kosovës zgjedh  të ndërmarrë veprime të njëanshme “në disa menyra për vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet”.

    “Kështu, qeveria amerikane ka dhënë disa deklarata se ne jemi të shqetësuar kur qeveria e Kosovës zgjedh të ndërmerr veprime të njëanshme në disa mënyra për të vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet, por megjithatë, në mënyra që besojmë do të duhej të bëheshin përmes koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare, përmes konsultimeve me komunitetet e prekura”.

    “Pra, p.sh. e dini që ka disa muaj që kemi folur për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore. Ne nuk e kontestojmë autoritetin dhe përgjegjësinë e Bankës Qendrore për të qeverisur sektorin financiar në tërë territorin e Kosovës dhe natyrisht kjo përfshin edhe veriun e Kosovës, i cili është pjesë e territorit të Kosovës sovrane e të pavarur. Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri: është në veri të lumit Ibër”, tha Hovenier.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Korrik 2024
    Taravari përveç vulave dhe Selisë ka edhe nja 100 fytyra. Kështu që unë nuk dua t’i komentoj shumë e shumë deklaratat e...
    Lajme06 Korrik 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka zgjedhur Xhemajl Rexhën për kryetar të organizatës. Ndërkaq, anëtarë të bordit janë zgjedhur edhe Florandë...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet të krijojë frymë të re që të hiqen masat e...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se...
    Lajme06 Korrik 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.