Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz.
Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë vizituar edhe kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik.
“Ishte privilegj të bashkohesha me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm Gervalla-Schëarz në kompleksin përkujtimor të babait dhe xhaxhait të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, në Dubovik për takimin tonë lamtumirës. Diskutuam progresin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për avancimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
It was privilege to join Deputy Prime Minister & Foreign Minister @gervallaschwarz at the memorial complex to her father and uncle, Jusuf and Bardhosh Gervalla, in Dubovik for our farewell meeting. We discussed the progress Kosovo has made during my tenure here and the U.S.… pic.twitter.com/mBuyIT5gnb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024