Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë.
Ai tha se ata u nderuan me Darkën e Lamës ku edhe shijuan ushqimet tradicionale, për të cilat tha se shfaqin “trashëgiminë e pasur të Kosovës”.
“Sot, iu bashkova komunitetit të ambasadës amerikane në Prishtinë për të festuar ditën e vlerësimit të Stafit të Punësuar Lokal dhe për të nderuar stafin tonë kosovar me një darkën e korrjes/Darka e Lamës. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të nderuar përkushtimin e kolegëve tanë vendas dhe për të shijuar ushqimet tradicionale që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
Hovenier ka falënderuar ekipin kosovar për avancimin e partneritetit mes dy vendeve.
Today, I joined the @USEmbPristina community to celebrate Locally Employed Staff appreciation day and recognize our Kosovan staff with a Harvest Dinner/Darka e Lamës. What a wonderful way to honor our local colleagues’ dedication and enjoy traditional foods reflecting Kosovo’s… pic.twitter.com/7ouKcbkcCo
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 15, 2024