Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të djeshem të KQZ-së për moscertifikim të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma e AAK-së, ka thënë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur procesi zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se çdo fazë e procesit duhet të bazohet në ligj dhe kushtetutë.
“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë se dje, pas një mbledhjeje më të gjatë se 3 orë, KQZ-ja ka marrë vendim që të moscertifikohen lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-së.
Nga ky vendim pati zhurmë të madhe nga partitë të cilat nuk u certifikuan.