Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar një prej themeluesve të LDK-së, Xhemail Mustafën në 20 vjetorin e vrasjes.
Hoti thotë se Mustafa ishte ndër figurat qëndrore për rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafa.
Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.
Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.