×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ofroi mbështetje të mëtejme institucionale

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi dhe Ramë Manaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka vizituar sot Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të parë nga afër punën që po bënë ky institut dhe për të ofruar mbështetjen e mëtejme institucionale.

    Fillimisht, kryeministri Hoti falënderoi dr. Arsim Gërxhaliun, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, për informatat përmbajtjesore, duke thënë se është ndryshe me qenë brenda institutit dhe të shohësh punën që bëjnë ata, ndryshe të lexosh në letër.

    “Në ditët e ardhshme, në zyrën time, së shpejti do të pranoj një elaborat për nevojat që i ka instituti dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, në mënyrë që të lehtësohet puna e institutit, para së gjithash në përmbylljen e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore që ende janë në institut”, tha kryeministri Hoti, duke theksuar se asnjëherë nuk ka munguar mbështetja e të gjitha qeverive për këtë çështje, dhe as e kësaj qeverie.

    Kryeministri Hoti, më tej ka potencuar se për disa ditë do të organizojnë mbledhjen e ardhshme të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, për të diskutuar në detaje për veprimet konkrete që duhet t’i ndërmarrin, në mënyrë që instituti ta përmbyllë një punë që tash e sa vjet mbetet ende nëpër sirtarë dhe departamente të ndryshme të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    “Kjo është çështja më e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre. Nuk do të kursejmë asgjë që t’ju qëndrojmë afër Institutit, Komisionit, por edhe gjithë familjeve, në mënyrë që kjo çështje të zbardhet dhe të përmbyllet sa më parë”, tha kryeministri Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Vip11 Janar 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re. Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në 'Facebook', ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.