×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Vizita e Lajçakut, përpjekje e BE-së për të marrë primatin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Sot në Prishtinë po qëndron i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ku pritet të takohet fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani si dhe me krerët e partive politike në vend.

    Kjo vizitë e tij vjen pas takimit me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, dhe raportimit të tij para Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Profesori Universitar, Afrim Hoti, në një prononcim për Front Online është shprehur se kjo vizitë e tij po tregon vendosmërinë e dhe seriozitetin e BE-së që dialogu Kosovë-Serbi të vihet në binarë.

    “Është përpjekje për me e vu në binarë për me e vu në binarë dialogun Serbi-Kosovë, dhe seriozitet nga ana e Bashkimit Evropian për me i dhënë epilog këtij procesi kogja  të komplikuar. Nuk kam informacione për agjendën se për çka do të diskutohet por vizita të tilla tregojnë për një vendosmëri dhe seriozitet nga BE-ja për të marr primatin dhe udhëheqjen e dialogut”, ka thënë ai për Front Online.

    Më 2 shtaton Uashington u nënshkrua Marrëveshja për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe pse sipas Hotit BE-ja tani dëshiron të tregoj veten se është aktori kryesor në këtë proces.

    “Gjithsesi që ShBA-ja ka bërë hap gjigant me nënshkrimin e Marrëveshjes së 4 shtatorit, tash edhe BE-ja dëshiron me marr rolin e vet, sepse në fund të fundit në kuptimin formal BE-ja është aktori kryesorë që ndërmjetëson me dialogun”, ka thënë Hoti për Front Online.

    Ai më tutje shtoi se pas raportimit të Lajçakut para ministrave të jashtëm të BE-së u konfirmua mbështetja ndaj ti, dhe ka kthej shpresën për një marrëveshje finale të shpejtë.

    “Si duhet takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të mbajtur dit më parë ka konfirmuar mbështetje të fortë për zotin Lajçak, dhe me shpresën që ky proces do të përshpejtohet  dhe Marrëveshja Finale do të arrihet sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur Hoti.

    “Marrëveshja për Asociacionin duhet të rinegociohet”

    Kurse sa i përket Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, profesori Afrim Hoti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen ose të kërkohet që kjo marrëveshje të rinegociohet, pas vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese.

    “Këtu nuk ka jemi të kënaqur, s’jemi të kënaqur, obligimet juridike ndërkombëtare duhet të zbatohen. Ne duhet të kemi një përgjigje, ose ta zbatojmë të i kryejmë obligimet  tona juridike, ndërkombëtare që i kemi marrë me nënshkrim, ose të e njoftojmë Bashkimin Evropian se kjo marrëveshje nuk është në fuqi dhe ne duhet ta ri negociojmë të njëjtën”, ka thënë Hoti për Front Online.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, bëri të ditur se disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015  nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Disa pjesë të zonës luksoze të Brentwood janë nën urdhra evakuimi pasi kërcënohen nga zjarri i përhapur i Palisades. Mes atyre që...
    Sport12 Janar 2025
    Trajneri i kombëtarës së Kosovës në futboll Franco Foda, e ka nisur një projekt të ri me anë të cilit po kërkon...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në një market në Theth. Rreth orës 1:30...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në pranga në Qerret të Kavajës. Burime nga policia pohojnë se ai...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se kryeministrit Albin Kurti një tjetër mandat në krye të Qeverisë i duket...
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.