Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim ekstremist të skajshëm për sa i përket interesave politike.
Ai është shprehur se duhet respektuar edhe qëndrimi i partive të tjera.
“VV shkon në ektreme të ndjekjes së interesave politike. Janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime. Kemi pasur situata në Kuvend, në rrugë. Vazhdojnë me një ekstremizëm të skajshëm që nuk besoj se është në të mirë të shtetit të Kosovës”, tha ai.
Hoti flet edhe për kërkesën e LVV-së për zgjedhje të parakohshme.
“Ka edhe parti të tjera si LDK, PDK, Nisma, etj. Nuk përbëjnë shumicën dhe nuk mund të vendosin vetë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ky është problemi i tyre, që i pranojnë rregullat e lojës, rregullat e sjelljes dhe të Kushtetutës, duke tentuar që nëpërmjet sjelleve ekstreme të ndiqet varianti i tyre”, deklaroi kryeministri.