Pas zyrtarizmit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në një konferencë për media ka folur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, raporton Front Online.
Ai tha se arritja e kësaj marrëveshjeje e ka dëshmuar njohjen që ky shtet ia bëri Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti falënderoi dy administratat e ShBA-së për ndihmën që dhanë për arritjen e marrëveshjes.
“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën. Ne kemi hapur një kapitull të ri të shtetit të Kosovës me marrëveshjen e sotme. I falënderojë administratat e SHBA-së për arritjen e kësaj marrëveshje. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtare. Kjo marrëveshje i nxjerrë kritikë ata që e kanë kundërshtuar këtë dhe njohjen që Izraeli ia bëri Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, tha Hoti, raporton Front Online.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2773378612911672