Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që do të nxjerrë Kryesinë e re të LDK-së shkoi para pak çastesh edhe kreu i saj, Lumir Abdixhiku.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëpartiakët Anton Quni dhe Imri Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Por, disa momente më herët shkoi edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i shoqëruar nga Agim Veliu bashkë me të cilin u regjistruan në para hyrjes në sallë.
Mbledhja, e cila ka filluar nga ora 14:00, ka në rend të ditës dy pika: Platforma e kryetarit dhe zgjedhja e Kryesisë.