Kryeministri i Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se sot kanë bërë një vlerësim të detajuar në situatën në të cilën gjendet vendi sa i përket pandemisë Covid-19.
Ai ka thënë se në IKSHPK është rritur numri i testimeve, janë rritur kapacitetet me shtretër.
Sips Hotit, numri më i madh i të infektuarve është në institucionet shëndetësore.
“Që dy javë kemi vendos masa për të stabilizuar situatën. Tani jemi në numër më të vogël të të infektuarve. Në bazë të vlerësimit të Institutit tregon se ne e kemi vendosur situatën nën kontroll. Sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen, ndërkaq të vazhdohet me zbatim të masave me rigorozitet që i kemi marrë”, ka thënë ai./FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/467527364229725