Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ai do të marr përgjegjësinë për rezultatin zgjedhorë të 14 shkurtit.
“E gjithë përgjegjësia është e imja personale, unë e kam ndërtuar listën unë e marr përgjegjësinë për rezultatin zgjedhorë”, ka thënë Hoti në Prime Time.
Por ai u shpreh i bindur se LDK do të i fitoj zgjedhjet.
“Kemi edhe 3 javë përpara… dhe Vetëvendosja nuk do ti fitoj këto zgjedhje, bindja ime e plotë. Ne angazhohemi që të dalim fitues dhe të ndërtojmë një koalicion në baza të programeve…dhe nuk i cenon marrëdhëniet me partneret tanë të gjitha këto janë rreziku me qeverisjen e VV-së”, ka thënë ai.
Hoti ka komentuar edhe sloganin e tyre ku ka thënë se ka ringjallje të LDK-së për shkak të edhe këtij programi.
“Ka një ringjallje që e kemi për, për shkak të këtij slogani që e kemi bërë”, ka thënë Hoti