Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të votohet në ditët e ardhshme.
“Ligji për Rimëkëmbje do të votohet në ditët e ardhshme, nuk po them kur e saktë. Jemi duke i konkretizuar edhe disa çështje”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.
Sipas tij, edhe nëse kjo Qeveri do të zgjas vetëm edhe një javë do të jetë në krye të detyrës.
“Edhe nëse kjo qeveri zgjat një javë, një vit apo tri vite do të jetë në detyrë. Nuk ka qytetar që ka pas nevojë për trajtim shëndetësor dhe ai trajtim nuk iu ka ofru. Jemi 20 vite pas luftës asnjë shtesë në kapacitete shëndetësore nuk është bë”, ka thënë Hoti, në një konferencë për media./FrontOnline/