Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian ka thënë se krimi dhe korrupsioni janë problem në vete, shkruan Front Online.
Por që me qeverisjen e tij përgjatë 4 muajve e kanë larguar korrupsionin nga diskursi publik.
“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete. Por kemi parë që në 4 muajt e të qeverisjes nga diskursi publik është larguar fjala korrupsion. Kjo duke treguar veprime të Qeverisë të luftës sonë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit, dhe javët e fundit keni parë veprime të fuqishme të policisë me aksione të organizuara mirë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu tha se raporti tregon se në Kosovë respektohet të drejtat e njeriut dhe ka liri të mediave.
“Të drejtat e njeriut po respektohen tërësisht. Gjithashtu raporti tregon se ka edhe liri të mediave”, shtoi Hoti.
Këto komente Hoti i bëri gjatë një konference për media me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog./Front Online/