×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se pandemia do të zgjasë, premton mbështetje për ekonomi

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti pas një takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore, tha se duhet të ketë bashkëpunim në mes të këtyre institucioneve mbi masat e reja për rimëkëmbje ekonomike që do zbatohen nga janari.

    Hoti tha se është e qartë që vendi do të përballet me pandeminë edhe pas fundit të këtij viti, andaj sipas tij, masat e reja do t’i hartojnë në konsultim të ngushtë me BQK-në.

    Pas takimit, Hoti tha se nga guvernatori kanë marrë informata premtuese për stabilitetin bankar e financiar në vend, që siç tha ai, me rritje vjetore të aseteve në 7.5 milionë euro dhe rritje të  kredive në 3 miliardë euro.

    “Diskutuam në detaje për bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës mbi masat e reja për rimëkëmbje ekonomike nga janari e tutje, sepse është e qartë se do të përballemi me pandeminë përtej dhjetorit të këtij viti. Deri në fund të dhjetorit ne e mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5% të bruto produktit vendor në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë eurosh. Siç e dini, kemi paraparë në buxhet vazhdimësinë e këtij fondi për vitin e ardhshëm prej 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarë. Tash mënyrën si do t’i shpërndajmë ato, do t’i dizajnojmë me konsultim të ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës”, tha ai.

    Në konferencë u tha se bankat janë likuide dhe raporti i likuiditetit shënon 37.7% , që siç theksoi ai është mbi minimumin e kërkuar rregullativ, që kërkohet të jetë 25%.

    Guvernatori I BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se situata e krijuar me pandeminë COVID-19 kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.

    “Gjatë muajve korrik dhe gusht kemi disa të dhëna premtuese, pasi kreditë e reja të lëshuara nga sektori bankar arrin vlerën 320.7 milionë euro krahasuar me kreditë e reja të lëshuara në periudhë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që ishin 260 milionë euro, apo me një rritje vjetore me 23%. Sipas parashikimeve tona, ekonomia e Kosovës këtë vit pritet të shënojë një rënie prej 7.2%, si rezultat i masave për parandalimin e COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse gjithë aktivitetin në vend”, tha ai.

    Guvernatori Mehmeti ka paralajmëruar se pandemia do të ketë ndikim negativ afatgjatë edhe te një pjesë e bizneseve.

    “Pandemia, përveç vështirësive afatshkurtër të likuiditetit të bizneseve, do të ketë ndikim negativ dhe afatgjatë për një pjesë të bizneseve në sektorë të caktuar. Pako për rimëkëmbje ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim afatgjatë në këta sektorë. Sektori bankar aktualisht ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare në Kosovë”, tha ai.

    Bashkë me kryeministrin Hoti, për vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës ishte edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.