Avdullah Hoti e ka komentuar vizitën e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, pasi ka bëtrë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 24 vjetorin e rënies.
Kryeministri në detyrë tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes nuk duhet ta shfrytëzojnë vizitën në veri për fushatë, që të tregojnë “diçka që nuk është”.
“Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Ai është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë, por nuk duhet të përdoren për fushata për të tregu diçka që nuk është”, tha Hoti.