Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se të hënën Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit.
“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit. Ai ka shkruar edhe se “Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti./FrontOnline/