Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia, janë të pavërteta,
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Qeveria e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por se secila kërkesë për vizitë do të analizohet nga institucionet kompetente para miratimit apo refuzimit.
“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.