Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i FSK’së ngrit shqetësime rreth furnizimit me ushqim për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Hoti ka ngritur dyshime se si mund kjo Qeveri të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së.
“Si mund të jemi të sigurtë se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së? Deklarimi i sotëm në media, ku Komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues”, ka shkruar Hoti.
Ushtria pa bukë, alarmon komandant Jashari: Do të ndërpresim të gjitha aktivitetet